Vjen për herë të parë në Shqipëri një këngëtar me famë botërore, ja shuma ‘marramendëse’ që iu pagua Malumës për të ardhur në vendin tonë

Pasi koncerti u shty dy herë për shkak të pandemisë, këngëtari me famë botërore, Maluma, më në fund do të jetë në Tiranë.Fansat shqiptarë do të kenë mundësi ta shikojnë live yllin kolumbian me 14 Mars.
Koncerti do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit të famshëm. Së fundmi është mësuar dhe se kush do të jenë artistët shqiptarë që do të performojnë në skenë para Malumës.

Burime për revistën Who kanë bërë me dije se do të jetë Ronela Hajati dhe Elgit Doda. Ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga ana e dy artistëve shqiptarë.
Fondi për të arritur që Maluma të vinte në Shqipëri ka qenë relativisht i madh. Bëhet fjalë për mbi 600 mijë euro, bashkë me stafin e tij.

Kjo është hera e parë që një këngëtar i nivelit botëror zgjedh Shqipërinë për ta përfshirë në një destinacion të tijin gjatë turit nëpër botë.

Kolumbiani është një emër i njohur në të gjithë botën. Vitet e fundit ai ka qenë një ndër yjet më të suksesshëm në glob. E sigurt që sheshi Skënderbej do mbushet plot./shqiperiaime

Loading...