Vjollca Arapi: “Djali im nuk është vrasës. Ta gjejnë se kush është vrasësi i Jurgen Kurtit”

Vjollca Arapi, nëna e Dervis Arapit që u shpall në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, vijon me deklaratat publike.

Në një intervistë të dyët për mediat Vjollca Arapi I bën thirrje nënës së Jurgen Arapit që të kërkojë vrasësit e djalit të saj, pasi nuk është familja Arapi që i aka ekzekutuar.

I lutem shumë Ardi Veliut, Sandër Lleshit, Arta Markut të marrin situatën në dorë, të gjejnë vrasësit.

Në qoftë se është politike, mos e mbulojë politika. Mos ta mbulojë. Kjo është një vrasje mafioze që ai kush e di ka pasur kusure për të larë. Se i tillë ka qenë, po e them me keqardhje”.
Ajo thotë se nuk e ka njoftuar djalin e saj Dervis Arapi se është person i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Sipas saj, i biri ka mësuar vetëm për vrasjen e Jurgen Kurtit dhe asgjë më shumë.

“Djali im është vënë në dijeni që kanë vrarë Jurgen Kurtin. Djali im nuk di, nuk ja them. Nuk kam pse ja them. Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim për kërkimin e Dervis Arapit që është djali im. Djali im nuk është vrasës. Ta gjejnë se kush është vrasësi i Jurgen Kurtit. Jurgen Kurti ka pasur shumë probleme. Nuk ngelëm ne ta vrasim Jurgen Kurtin”.

Znj. Vjollca bëri edhe një thirrje për të ëmën e viktimës Jurgen Kurti.

“I bëj thirrje nënës së Jurgen Kurtit, i them: Kërko vrasësin e djalit tënd. Se nuk jemi ne që ta kemi vrarë”. Më dhimbset kur dëgjova nënën e vet që ulërinte aty. Edhe unë jam nënë”.

E ëma e Dervis Arapit mohoi çdo përfshirje të djalit apo familjarëve të saj në vrasjen e 26-vjeçarit Kurti.

“Po ja u them me sinqeritetin më të plotë si nënë, si grua, si bashkëshortja e një viktime, po ju them që nuk kemi gisht në vdekjen e Jurgen Kurtit. Harrojeni këtë. Nuk kam aq Lekë unë që të vras Jurgen Kurtin. Nuk ja dal dot me Lekët që kanë ata. Harrojeni”!

Loading...