Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka mbledhur shtabin e emergjencës në njesinë Administrative Novoselë për situatën në lumin e Vjosës. Ai ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gjendje gatishmërie, pasi batica ka bërë që grykderdhja e Vjoses te jete e bllokuar dhe ekziston rreziku që niveli i ujit të rritet.
“Të gjitha shërbimet, drejtoritë përkatëse duhet të kenë grupet e gatshme që duhet të jenë në gatishmëri për të pasur ndërhyrjet përkatëse sipas rastit të emergjencave që ne do të kemi”, deklaroi ai.
Zv.ministri i Bujqesisë kërkoi që çdo anëtar i shtabit të shohë nga afër situatën në terren në mënyrë që të raportohen të dhëna të sakta.
“Ajo që mua me gjithë mend më duhet të nënvizoj është përgjegjshmëria, në dy aspekte në marrjen e informacionit dhe në dhënien e informacioni në kohën e duhur jo më thanë, por shkova dhe e pashë. Ju lutem kjo është shumë e rëndësishme!
Kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha se bëhemi të gjithë pjesëtarët te informacioni i gabuar. Detyra jonë është të shkelim territorin cep më cep”, thotë ai.
Pas prurjeve të shumta nga reshjet niveli ujit në lumin Vjosa ka arritur në kuotën 6.34 metra, ndërsa një pjesë e tij prane pazarit te vjeter ne uren e Mifolit ka dalë nga shtrati.