Vjosa Osmani po fliste për sanksionet që Serbia nuk ia vendos Rusisë, Vuçiç injoron presidenten e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot para mediave, përveç të tjerash, foli edhe për atë që BE-ja do të duhej t’i pezullonte bisedimet për anëtarësim.

Osmani tha se Serbia nuk po harmonizon politikat e BE-së, duke mos i vendosur sanksione Rusisë pas agresionit në Ukrainë, ndërsa si përgjigje kërkoi nga BE-ja t’i suspendonte bisedimet për anëtarësimin e Serbisë.

Derisa Osmani po thoshte këtë deklaratë, pranë saj kalon presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili mundohet ta injorojë prezencën e Osmanit.

Loading...