Vladimir Putin ka shpallur datën 9 Maj si fundin e luftës në Ukrainë! Ja çfarë simbolizon kjo ditë për Moskën

Zyrtarët në Kiev kanë deklaruar se presidenti rus ka shpallur fundin e luftës në Ukrainë në të njëjtën datë kur Rusia feston mposhtjen e nazistëve në luftën e dytë botërore.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se propaganda ruse po imponon idenë se lufta duhet të përfundojë para datës 9 Maj të këtij viti.

Në këtë datë Rusia mban çdo vit një paradë të fitores në sheshin e kuq të Moskës për të shënuar dorëzimin e Gjermanisë naziste dhe fundin e luftës së dytë Botërore.

Në një postim në Facebook ata kanë deklaruar se institucionet mjekësore të Rusisë, të ngritura në territorin afër kufirit me Ukrainën, janë “të mbushura nga ushtarakë të plagosur të Federatës Ruse që morën pjesë në luftën kundër Ukrainës dhe u ndeshën me njësi të forcave të mbrojtjes në luftim”.
“Si një çështje urgjente armiku po merr masa për të rinovuar aftësinë ushtarake të njësive ajrore të cilat kanë pësuar humbje kritike si në trupa ashtu edhe në pajisje ushtarake”

Loading...