Vlerat ushqyese të rukolës

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani!

Rukola është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut.

Ajo është e pasur gjithashtu me folat, kalium, mangan, beta-karoten, së bashku me antioksidantë të tjerë.

Në përgjithësi, rukola ka më shumë përfitime shëndetësore sesa llojet e ndryshme të perimeve të tjera.

Përfitimet shëndetësore

Të gjitha lëndët ushqyese që përmban rukola mund të ndihmojnë trupin shumë më tepër sesa mund ta keni menduar.

Ajo mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikimit sidomos gjatë natës dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e degjenerimit muskulor të muskujve të syrit dhe inflamacionit në të gjithë trupin.

Folati te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte. Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes. Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

Rukola në dietën tuaj

Shtimi i rukolës në dietën tuaj mund të mos jetë aq i vështirë sa mund të mendoni. Kini parasysh të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Nëse e doni shumë të gatuar mund të zgjidhni ta bëni me vezë, makarona ose patate. Nëse e doni të papërpunuar mund të gatuani sallatë.

Loading...