Vlerësimi i Ministrit për këpucët me taka:Janë të domosdoshme

Ministri japonez i Shëndetësisë, Takumi Nemoto, i është përgjigjur një peticioni, që kërkon ndalimin e mbathjes së takave të larta në punë, duke thënë se një kod i tillë i veshjes për gratë është “i domosdoshëm dhe i denjë” për vendet e punës.

Nemoto i ka bërë këto komente pas fushatës online #KuToo, e cila ka fituar vëmendje në Japoni, dhe ka mbledhur 21,000 nënshkrime nga dita e hënë.

Peticioni është krijuar nga 32-vjeçarja, Yumi Ishikaëa, një punëtore në një sallë funeralesh, e cila ka thënë përmes një postimi në Tëitter se i kërkohet të mbathë këpucë me taka në punë, çka i shkakton shumë dhembje.

“Besoj se kjo çështje i takon asaj që është zakonisht e konsideruar si e domosdoshme dhe e denjë për një vend pune”, ka thënë Nemoto kur është pyetur për këtë peticion nga një ligjvënës opozitar, në një komitet parlamentar.

Megjithatë, Nemoto ka thënë se mund të konsidohet “abuzim me pozitën” nëse punëdhënësit u kërkojnë grave punëtore, që kanë qenë të plagosura, të mbathin këto këpucë.

Ishikaëa, në anën tjetër ka thënë se komentet e Nemotos kanë vënë në pah edhe anë tjera të kësaj çështjeje dhe ka kërkuar që të debatohet seriozisht.

“Duket se burrat nuk e kuptojnë se mbathja e takave mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë plagë. Mirëpo edhe nëse gratë nuk kanë plagë të tilla, dëshiroj që pritshmëritë e këtij lloji të konsiderohen abuzim me pozitën” është shprehur ajo.

Loading...