Në puntatën e djeshme në “Përputhen”, Arjan Konomi ka marrë një surprizë që e ka prekur. Atdheu, konkurrenti i këtij emisioni i ka dhuruar një tablo ku shkruhej “Vlerësim për Arjan Konomin për kontributin që ka dhënë si gazetar gjatë luftës së Kosovës”.
Atdheu tha se ndjeu të bëjë këtë dhuratë për opinionistin pasi ka parë punën e tij dhe kontributin që ka bërë në Kosovë gjatë kohës së luftës, si gazetar.
“E kam parë Arjanin në një intervistë dhe më ka prekur shumë,” tha Atdheu. Kjo dhuratë e përloti Arjanin, ndërsa e falenderoi.
Vlerësohet për kontributin si gazetar në kohën e luftës në Kosovë, përlotet Arjan Konomi
Një dhuratë ishte edhe për Bora Zemanin, prezantuesen e emisionit. Sipas Atdheut, gjakovarët e duan shumë Borën, ndaj i dhuruan souvenir nga ky qytet.