Vlonjatët në Kongresin e Lushnjës – Nga Gëzim Llojdia

Vlonjatët në Kongresin e Lushnjës!

Gëzim Llojdia

Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjes dhe financues.

Po citoj disa te dhena marre nga rilindasi Ibrahim Abdullai:“Kujtime te shkurtera nga Levizja kombetare ne Vlore ,viti 1947libri Rilindasi Ibrahim Avdullai ,Bardhosh Gace.Fati e solli qe pas manifestimit te dites se Flamurit disa perfaqesues te Vlores te thirren ne Lushnje ku disa atdhetare me ne ze organizuan Kongresin e Lushnjes.Organizmi I nje kongresi kombetare sic na thane :Dhimiter Qypi,Halim Xhelo,Jani Minga,Myqerem Hamzai qe u kthyhen prej andej na bene me krahe pasi atje shikonim shpresen tone per te fituar Shqiperine.Me 26 dhjetor 1919 ne shtepin e Osman Haxhiut me kthimin e perfaqesuesve te Vlores nga Lushnja u zgjodh nje Nenkomitet per te zgjedhur delegatet e Vlores.Anetare te ketij Nenkomiteti u zgjodhen;
Osman Haxhiu,Abaz Mezini,,Aristidh Ruci,Dhimiter Qypi,Beqir Sulo,Ymer Radhima,Myqerem Hamzarai,Hamza Isai,Eshref Dano,Ibrahim Abdullai.
Anetare te komisionit per organzimin e Kongresit te Lushnjes ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimiter Qypi.Vlonjatet zgjodhen per në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë,5 përfaqësues:Ja lista e plote:Dhimitër Qypi,Qazim Kokoshi,Myqerem Hamzai,Ymer Radhima,Osman Haxhiu
Ibrahim Abdullai,Jani Minga,Hamza Isai,Halim Xhelo.Këta përfaqësues morrën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur.
Pasë ditës së pare thote autori B.Gace ne librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit.Ne senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi,Spiro J.Koleka,Sadulla Tepelena,Myqerem Hazmai.”
Pra përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15
Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave.Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës.
Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit i dërgo ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën.

Në Kongresin e Lushnjës delegati i Mallakastrës Bektash Cakrani, përshëndeti të gjithë delegatët, që morrin pjesë në këtë me vlera jetike për kombin shqiptar. Falënderoi organizatorët lushnjarë për mikpritjen dhe kujdesin e treguar në mbrojtjen e kongresit.

Loading...