Ne u rritëm…
duke mësuar t’i hyjmë përmes dallgês,
kështu kuptuam si mbijetohej me shpresë,
Nê atë det madhêshtor ,të butë e të kaltêr,
ndër furtuna aq i frikshëm dhe i pabesë!
Ne u rritêm duke e gêlltitur ujin me kripë
kur buzëqeshur fytyrat mbi të pasqyronim,
Pamê për herë të parê dallgën të na mbytê,
dhe qeshem që të mund t’a harronim.
U rritêm duke njohur njê det me dy emra,
prandaj guxojmë, por edhe krenohemi pak.
Ne mësuam që si deti t’i kemi edhe zemrat,
Dhe dimê t’i duam dallgët se jemi Vlonjatë!
Anila ToTo
Loading...