Vlonjati rreh në mes të rrugës gruan dhe vajzën

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 45 vjeçar, i cili dhunoi gruan dhe vajzën në mes të rrugës.

Por si të mos mjaftohej me kaq, vlonjate ka dhunuar edhe një kalimtar që u shkoi në ndihmë dy grave.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Lagjen ’10 korriku”

Njoftimi i Policisë

“Arrestimi i 45 vjeçarit G.K., u bë pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën,”-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Loading...