Ditën e sotme në programin “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Luftari na ka prezantuar me një historinë e tij të dashurisë, e cila provon se martesat e lumtura egzistojnë, dhe mund ti rezistojnë viteve pa rënë në “kurthin” e monotonisë.
“Ne jemi në një lagje, njihemi që në moshën 13-vjeçare me Shpresën, bashkëshorten time. Ka qenë edhe e keqe si shoqe lagje, nuk të lejonte të flisje ndryshe, të bëje shumë muhabet. Unë e ngacmoja, por nuk më lejonte, largohej, ikte. Ajo diferenca më bëri që u ngjita shumë me atë” tha ndër të tjera ai.
Luftari dhe Shpresa sot kanë dy djem, dhe marrëdhënia e tyre shkon për mrekulli, por Luftari kishte një merak, donte që e gjithë bota të mësonte sa i dashuruar është, ndaj ai zgjodhi rubrikën “Ka një mesazh për ty” për t’i thënë Shpresës në sy të të gjithëve sesa e do:
“Nuk e di, nuk e shpjegoj dot, për mua është bashkëshortja më e mirë në botë, është ajo që unë lutesha, është edhe pak me fat, pasuria ime më e madhe është Shpresa”.
Pasi Shpresa erdhi në studio në ekran u shfaqën disa mesazhe nga personazhe të panjohur për të, ndërsa në fund shfaqet Luftari që i shpreh dashurinë bashkëshortes.
Ai ishte i fshehur në një kuti dhuratash pranë saj dhe del prej aty për të trembur Shpresën në studio dhe në fund surprizës i bashkohen edhe dy djemtë./Opinion