‘Vlora do ketë tërmet’/ Rama: Meta e Kryemadhi bëjnë sikur mbrojnë nga prostitucioni elektoral, por…

Nga studioja e “Vizion e Plus”, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer akuzat ndaj Presidentit Ilir Meta, drejtueses së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se të tre ata duan të pengojnë reformën në drejtësi.

Rama rikonfirmoi bindjen e tij për një fitore të thellë në Vlorë, duke u shprehur se do ketë “tërmet” atje.

Duke iu referuar Dibrës, kryeministri tha se janë dënuar 20 komisionerë për vjedhje votash dhe më shumë nga forca politike e Monika Kryemadhit, e cila së bashku me Metën bëjnë sikur mbrojnë vendin nga “prostitucioni elektoral”.
“Unë e them prapë tërmet do bëhet atje. Edhe Ccfarë. Në Dibër janë dënuar 20 komisionerë. ATa ishin të gjithë forcave politike dhe më shumë nga këta që bërtasin dhe bëjnë sikur mbrojnë vendin nga prostitucioni elektoral. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Shprehja popullore bërtet hajduti kape hajdutin, i shkon përfekt Monikës dhe Ilirt.

Thirreni Ilir Metën këtu dhe intervistojeni. Ilir Meta nuk është Presidenti i Republikës. Ai së bashku me Sali Berishën do të mbajë pend reformën në drejtësi.”

Loading...