Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, u shprh sot në takimin “Për Bashkinë që duam” që po zhvillohet në Vlorë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qytetarëve të shumtë që kanë mbushur qendrën e qytetit, se “vlonjatët kanë treguar që dinë të rrinë në krahun e duhur të historisë dhe sot janë duke treguar se ata duan prosperitetin e Vlorës, të Shqipërisë dhe duan flamurin”.
“4 vite më parë në këtë shesh, askush nuk e besonte që do ta transformonim Vlorën me vepra që vetëm me mbështetjen e qeverisës u bënë realitete. Qendra e re historike e Vlorës, Lungomare, Bulevardi i ri janë investime që kanë bërë Vlorën qytetin modern me standarde, gati për sezonin e ri turisti”, – tha Leli.
“Lungomare sot është investimi historik, krenaria e Vlorës. Çdo qytetar vlonjat qëndron në krah të Rilindjes të vlerave të ndryshimit dhe zhvillimit që po transformon Vlorën dhe të gjithë vendin “- theksoi në fjalën e tij Leli./atsh/