Vlora me drita festash!

Në qytetin e Vlorës tashmë prej ditësh janë instaluar lodrat për fëmijë në Lungomare si edhe zbukurimet e vitit të ri të cilat janë vendosur në cdo cep të qytetit.

Moti I mirë I këtyre ditëve të fundit ka sjell në qytet hare, teksa duket sikur dimri për këtë vitë ka harruar të vij.

Vlonjatët e kanë shfrytëzuar këtë mrekulli të motit për shëtitje me familjet e tyre, teksa moshat më të reja luajnë cdo ditë tek lodrat e vendosura në Lungomare.

Mesa duket pema e vitit të ri e instaluar në Lungomare, zbukurimet e festave, si dhe lodrat për fëmijë I kanë shtuar edhe më tepër hijeshinë qytetit në këto ditë të fundit të vitit, duke e kthyër Vlorën në këtë mënyrë në një prej qyteteve më të bukura të vendit dhe jo vetëm.

Gjithashtu në qytet tashmë janë vendosur edhe drerët e festave për ti dhënë qytetit pamjen e munguar.

Vlora ndez dritat për festat e fndvitit.

Pema tradicionale është vendosur në zonën e lungomares, ndërsa dekori shumëngjyrësh dhe plot drita i ka dhënë gjallëri qytetit

Loading...