Vlora përkrahë Italisë/ Teatri ‘Petro Marko’ vishet me ngjyrat e il Tricolore

Pas Elbasanit, qyteti bregdetar i Vlorës ka bërë gjestin e madh në solidaritet me fqinjët e Italisë që po vuajnë humbjet e mëdha nga koronavirusi.

Teatri ”Petro Marko” është veshur me ngjyrat e flamurit italian ”il Tricolore” për të përçuar një mesazh mbështetjeje dhe solidariteti ndaj Italisë.

Në imazhet që shfaqeshin në faqen kryesore të teatrit ”Petro Marko” nuk mungonte as flamuri kuqezi por edhe një mesazh domethënës “Shqipëria dhe Vlora janë përkrahë Italisë”.

Loading...