Vlora tronditet nga një shpërthim i fortë/Detaje

U raportua fillimisht si një shpërthim ekspolizi nga Policia e Vlorës, teksa më pas nga verifikimet përkatëse në vendin e ngjarjes doli që shkak i shpërthimit të jetë dushi.

Një ngjarje paksa e cuditshme, duke marr parasysh dëmet materiale të shkaktuara në banesë, ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të premteje në banesën e Jetnor Devollit, banues në lagjen ” Kushtrimi ” në Vlorë.

Nga shpërthimi i dushit dëmet materiale janë tepër të mëdha në banesë, teksa fatmirësisht nuk ka dëme apo lëndimi tek antarët e tjerë të familjes.

Sipas Z.Jetnor Devollit në momentin e shpërthimit të gjithë antarët e familjes kanë qenë brenda në shtëpi, fillimisht edhe nga vetë familjarët u dyshua për lëndë plasëse por më pas nga verifikimet e policisë u doli se shkaku i shpërthimit ka qënë dushi.

Z.Devolli gjithashtu konfirmon se ska konflikte të mëparshme me persona të tjera, teksa shprehet se dëmet materiale në banesë janë të shumta por fatmirësisht asnjë prej familjarëve të tij nuk është lënduar.

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të premteje në banesën e familjes Devolli në lagjen Kushtrim të qytetit të Vlorës, fillimisht u raportua për një sasi ekspolizvi të vendosur në banesë teksa më pas u konfirmua se shkak i shpërthimit ishte dushi, nga shpërthimi i të cilit janë shkaktuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur lendime ne njeres

Loading...