Vlore/26-vjeçari th.er me th.ikë kamarierin e lokalit dhe të ëmën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në zonën e Lungomares në Vlorë.

Dosja.al ka mësuar se një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar me th.ikë 2 persona, dhe policia nuk ka raportuar asgjë për këtë ngjarje.

Të njëjtat burime, i thanë Dosja.al se i riu ishte rikthyer nga Italia disa javë më parë, por sjellja e tij kishte ndryshuar.

Vetëm pak ditë më parë, ai ka shkuar për të konsumuar një kafe në ambientet e një bari në zonën e Lungomares, ku pasi i ka dhënë porosinë kamarierit, e ka goditur disa herë me th.ikë.

Pasi e ka qëlluar ai është larguar menjëherë në shtëpinë e tij, ku pas një konflikti verbal, ka goditur dhe të ëmën e tij.

Policia është njoftuar dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk e ka gjetur 26-vjeçarin në shtëpi. Pas disa orësh kërkime, ka qenë babai i cili e ka gjetur vetë djalin të mbyllur në tualet dhe ka njoftuar policinë.

Ai ka tentuar të qëllojë me th.ikë edhe babain, i cili për të shpëtuar është larguar nga dritarja e tualetit. Policia ka shkuar sërish dhe nuk e ka gjetur dot atë në banesë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, ai është gjetur disa metra larg banesës së tij. Ai është parë nga banorët e zonës, të cilët kanë thënë se ai ishte në gjendje të qëllonte këdo që mund t’i dilte përpara. Gjendja e dy të plagosurve është e rënduar, ndërkohë që kamarieri ka marrë plagë më të rënda.

I riu është arrestuar, ndërkohë që burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ai ka probleme të shëndetit mendor. Por ajo që është më e rëndë në këtë ngjarje, është fakti se policia e Shtetit, e ka fshehur atë që ka ndodhur.

8 muaj më parë, një ngjarje e rëndë tronditi mbarë vendin, kur Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri dhe ma.sakroi 8 familjarë në Selenicë. Frika nga një skenar i tillë, ka tronditur të gjithë banorët e Lungomares në Vlorë.

Loading...