Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Vlorë gjatë periudhës 28-31 tetor, në vijim të kontrolleve rigoroze për të monitoruar zbatimin e plotësimit të kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor, ka kryer 46 kontrolle në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve) dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.
Për shkeljet e evidentuara janë vendosur 9 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera.
Është vendosur 1 masë administrative “Gjobë me vlerë totale 100.000 lekë dhe është vendosur masa administrative “bllokim produkti” për 10 kg mish keci si dhe janë marrë 7 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve si dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.atsh