Vlorë, 47-vjeçari plagoset me thikë pas sherrit për një telefon

Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur mesdiën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë ku dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë mbeti i plagosur 47-vjeçari.

Këta shtetas janë konfliktuarm e njëri-tjetrin për një telefon dhe më pas 47-vjeçari është qëlluar me thikë.

Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit të qytetit, ndërkohë policia ndodhet në vendin en gjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak, Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Loading...