Vlorë – Aksident i rëndë

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë.

Ngjarja ndodhi ne mesditë, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një motor i shpërndarjes së picave përplasi një këmbësor.

Nga goditja mbetën të plagosur këmbësori dhe drejtuesi i motorit, të cilët u transportuan me urgjencë për në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilin drejtuesi i motorit po udhëtonte por dhe kalimi i gabuar i rrugës nga ana e këmbësorit.

Loading...