Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Radhimë të Vlorës.
Mjeti tip ‘Ford’ me targë ‘AA 581 GV’ është përplasur me shtyllën e betonit.
Të lënduarit u dërguan në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Por edhe pas ndihmës së dhënë ka ndërruar pasagjeri Savio Dhimojani dhe ndodhet në gjendje të rëndë Aris Canaj.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Loading...