U përkujtua sot përmes një aktiviteti në Pallatin e Kulturës “Labëria” Vlorë 23 prilli, Dita Botërore e Librit.
Merrnin pjesë poet dhe shkrimtar të qytetit të Vlorës, nxënës dhe mësues të shkollave etj.
Fjalën e rastit kushtuar 23 prillit Ditës Botërore të Librit e mbajti drejtuesi i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” z. Çlirim Hoxha. Ka përshëndetur takimin Drejtori i Qendrës së Kulturës dhe Artit si dhe Teatrit “Petro Marko” z. Dhimitraq Furxhi. Gjithashtu ka përshëndetur të pranishmit Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” z. Myrteza Mara.
Më pas u shpërndanë çertifikatat “Miku i Librit” për lexuesit e dalluar të vitit 2018.
Pjesa më interesante e këtij aktiviteti ishte ndarja e çmimeve për esen më të mirë kushtuar figurës së Ismail Qemal Vlorës me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta dhe Vitit të Ismail Qemalit shpallur nga Bashkia e qytetit dhe Kryetari Z. Dritan Leli.
Veç çertifikatave të akorduara Miku i Librit për lexuesit e dalluar dhe fituesve të konkursit për esen më të mirë kushtuar Ismail Qemalit, u dhuruan edhe stilolapsa të veçantë, filxhan dhe bluza me logon “American Corner Vlora” të Këndit Amerikan të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Me çmim të parë u vlerësua nxënësja e gjimnazit Halim Xhelo Stiliana Skënderaj.
Me çmim të dytë u vlerësua nxënësja e shkollës “Internacional” Rigela Duka
Me çmim të dytë u vlerësua nxënësja e shkollës “Drita e dijes” Sara Tahiraj
Me çmim të tretë u vlerësua nxënësi i gjimnazit “Halim Xhelo” Sandri Mitraj
Me çmim të tretë u vlerësua nxënësja e shkollës “4 Heronjtë” Melisa Cani
Me çmim të tretë u vlerësua nxënësja e shkollës “Internacional” Zhaklin Veria
Me çmim inkurajues u vlerësuan këta nxënës:
Dea Brokaj e shkollës “ELITE”, Eliano Kasaj i shkollës “Nr. 1”, Kristi Komini i shkollës “Drita e dijes” dhe Dea Jeminaj e shkollës “Internacional”.