Vlorë, aktivitete ndërgjegjësimi në Ditën Botërore të Diabetit

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë në bashkëpunim me 5 Qendrat Shëndetësore të qytetit realizoi sot aktivitetin ndërgjegjësues në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit.

Punonjësit e qendrave shëndetësore sensibilizuan qytetarët t’i nënshtrohen kontrolleve periodike të glicemisë dhe tensionit arterial, të realizojnë kontrollin shëndetësor falas i cili është një paketë shërbimesh për diagnostikimin e sëmundjeve dhe parandalimin e komplikacioneve.

Gjatë ditës së sotme ata përcollën mesazhin tek qytetarët vlonjatë se ashtu si për çdo sëmundje tjetër edhe për diabetin parandalimi është më mirë se kurimi.

Të parandalosh Diabetin do të thotë të shpëtosh zemrën, trurin, veshkat, sytë, ekstremitetet, të rritësh jetëgjatësinë me një matje të vetme./atsh

Loading...