Vlorë – Anija me turistë bllokohet në gadishullin e Karaburunit

Një anije me turistë është bllokuar në gadishullin e Karaburunit, pasi pësoi defekt në det.

Sikundër mësohet, anija pësoi defekt në dy helikat e saj, duke i lënë turistët në bord.

Në anije ndodheshin turistë shqiptarë dhe italianë.

Në alarm është vënë menjëherë policia kufitare.

Një motovedetë ka kryer transportin e turistëve në Portin e Vlorës.

Deri më tani raportohet se të gjithë turistët janë evakuuar.

Loading...