Bardhosh Mino (Lytaj), 47 vjeç është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim në Greqi për disa vepra kriminale.
Nga shteti grek në Shqipëri ishin dërguar të dhëna rreth këtij 47-vjeçari për veprat penale: “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.
Sipas policisë 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë dhe urdhrin pas vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Loading...