Vlorë – Arr.estohet nga Policia kryeplaku i fshatit bashkë me të birin

Është arrestuar nga Policia e Vlorës kryeplaku I fshatit Penkovë së bashku me djalin e tij për kultivim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit në flagrancë me iniciale A. N., 57 vjeç dhe V. N., 23 vjeç e kishin kultivuar lëndën narkotike në oborrin e banesës së tyre në fshatin Penkovë.

Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Informacion paraprak:

Arrestohet nga Policia kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre.

Shërbimet e Stacionit Policor Selenicë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar përreth një banese në fshatin Penkovë, Bashkia Selenicë, u konstatun të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, Policia ka arrestuar pronarët e banesës si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:
• A. N., 57 vjeç, me detyrë – Kryeplak i Fshatit Penkovë.
• V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.
(babë e birë)

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Loading...