Vlorë, Arrestohet 29 vjeçari, procedohen penalisht 2 persona të tjerë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. Xh., 29 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë, pasi u konstatua nga Shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Policisë Himarë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, shtetasin E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, sepse ka kanosur dhe ka shkelur “Urdhrin e mbrojtjes” ndaj shtetases A. M. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasin D. N.,56 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues, pa lejen e organeve kompetente.

Loading...