Vlorë: Arrestohet në flagrancë 26 vjecari nga Gjormi. Operacioni atidrogë “Fast Service” finalizohet me sukses.

Eshte finalizuar me sukses ne Vlorë operacioni antidrogë “Fast Service”Ne perfundim te operacionit  eshte kapur dhe arrestuar në flagrancë nje i ri me kokainë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fast Service” duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  P.L. 26 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.
Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”
– 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ
– 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.

Loading...