Vlorë/ At.entati me dy të pl.agosur, ja cfarë ka mbetur në vendin ku u qëllua i dënuari

Keto jane fotot nga vendgjarja ku ndodhi atentati i djeshëm me armë zjarri në Vlorë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Nga sa shihet në foto lokali ku u plagosën Nikollaq dhe Roland Çepaj është qëlluar disa herë me automatik.

Policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur të paktën 15 gëzhoja.Sipas të dhënave nga vendngjarja, të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizjes dhe deri tani raportohet se policia ka krijuar identikitin e një prej personave të dyshuar.

Dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e 37-vjeçarit Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.

Sakaq, pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të të lënduarve, dëshmitë e të cilëve mund të ndihmojnë identifikimin e autorit ose autorëve.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka gjetur ë aksin nacional Vlorë-Fier, në Cerkovinë, mjetin tip Benz që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Loading...