Nisma e ndërmarrë nga ministria e Kulturës ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” po shkon pranë brezit të ri kudo në çdo cep të vendit. Kjo pasi çdo fëmijë kudo që të ndodhet duhet të njihet me librin për tu bërë nesër një qytetar i denjë europian i kulturuar.
Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po ndërthur sëbashku dhe leximin ambiente mjaft atraktive ku të rinjtë lexojnë siç janë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo pas të rinjtë duhet të informohen me anë të librit dhe gjithashtu të njohin nga afër historinë e vendit të tyre.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë vijon me aktivitetet në kuadër të “Lëvizjes Kombëtare të Leximit”. Me nxënës të shkollës “4 Heronjtë”, u takuan sot për një libër te muret e Aulonës Antike, pranë sheshit të Flamurit në Vlorë.
Tashmë muret rrethuese të Aulonës Antike janë kthyer në një destinacion atraktiv për turistët vendas dhe të huaj si dhe për nxënësit e shkollave.ATSH