Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të shtune në aksin rrugor të Lungomares në Vlorë.
Një 35-vjeçar, duke ecur me një makinë tip “Audi” ka përplasur një djalë të mitur vetëm 10 vjeç.
I mituri është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Loading...