Vlorë/ Autorët e vr.asjes djegin ‘BMW’ me targa greke

Një makinë tip “BMW” me targa greke dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes në Vlorë gjatë orëve të natës.

Mjeti është gjetur i djegur në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku”. Brenda tij efektivët kanë gjetur një kallashnikov që dyshohet të jetë edhe arma e krimit.

Deri tani dyshohet të jenë dy persona të përfshirë në vrasje, të cilët në momentin e ekzekutimit të Kristian Breshanajt kanë qenë të maskuar.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa fqinjët shprehen se i riu nuk ishte djalë problematik.

Loading...