Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme e sotme në Vlorë. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy persona (një grua dhe një djalë) të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Automjeti tip “Honda” me drejtues një të ri ishte duke ber garë me një automjet tjetër. Për pasojë ka humbur kontrollin nga shpejtësia është përplasur me një automjet tjetër tip “Ford” ku mbeti e plagosur një grua.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 15.01.2022, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Rruga e re” automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. K., është përplasur me automjetin tip ” Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh, dhe pasagjeri shtetasi N. P., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.