Vlorë – Bie në kontakt me rrymën elektrike, mbetet pa jetë 38 vjeçarja

VLORË

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 07:36 mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtetasja I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Loading...