Vlorë/ Detaje të reja mësohen nga plagosja në fshatin Mavrovë

Detaje të reja mësohen nga plagosja në fshatin Mavrovë Vlorë , Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur në tentativë grabitjeje, tre persona kanë plagosur me thikë babë e bir, Vilson dhe Fatjon Dautaj. 60-vjeçari ka marrë tre p lagë me t hikë, një në zorrën e trashë dhe dy në bark, ndërsa i biri është plagosur në këmbë. Ata tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit, policia ka zbuluar edhe një parcelë me k anabis që u asgjësua.

Nuk dihet nëse tentativa për grabitje ishte për stanin apo për kanabis. Gjatë tentativës për grabitje dyshohet të jetë lënduar edhe një nga grabitësit. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...