Vlorë, digjet makina e drejtorit të Shërbimeve Publike

Pesë makina janë djegur gjate nates në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia në vendgjarje ka gjetur edhe bidona me benzinë. Dyshohet se objektivi i gjithë ngjarjes të ketë qenë makina e drejtorit të Shërbimeve Publike në qytetin e Vlorës dhe motivi të ketë qenë për shkak të detyrës së tij.

Kjo mësohet të jetë qenë edhe pista kryesore ana e hetuesve.

Djegia e makinave nuk është risi në qytetin bregdetar. Ende nuk ka një version zyrtar nga ana e policisë. Mësohet se policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ata po punojnë për zbardhjen e rrathaneve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Loading...