Vlorë/ Ditët e detarisë shqiptare (foto)

Po zhvillohen në Vlorë, ditët e detarisë shqiptare. Dje mbasdite në pallatin e kulturës “Labëria”, celi siparin “Ditët e Detarisë shqiptare”, një aktivitet që ka për qëllim promovimin e vlerave të detarëve shqiptare, vecanërisht atyre të trevës së Vlorës, në zhvillimin e transportit detar në vendin tonë që nga themelimi i shtëtit shqiptar dhe aktualisht. Aktiviteti u inicua nga shoqata mbarëkombëtare detare “Adrijon”, në bashkëpunim me shoqatën “Detaria shqiptare” dhe SHKURSH, dega Vlorë dhe bashkinë e Vlorës.

E vecantë e aktivitetit është se këto ditë të bekuara për detarinë shqiptare zhvillohen në kuadrin e ditës së flamurit, ku për herë të parë jepet me dokumenta, kontributi i detarëve tanë në furnizimin me a rmë të luftetarëve për pavarësi. Në ceremoninë e hapjes, të datës 26 nëntor, morën pjesë dhjetra detarë nga Durrësi, Vlora e qytetet e tjera bregdetare.

Mbas ekzekutimit të hymnit kombëtar, ceremoninë e hapi Kryetari i shoqatës “Detaria shqiptare”, dega Vlorë, zoti Dhionis Andoni, më pas përshëndeti Kryetari i bashkisë z. Dritan Leli, Kryetari i shoqatës mbarëkombëtare detare “Adrijon”, z.Aleksandër Gjermeni dhe ishKomandanti i Flotës Tasim Mece.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe dhënia e certifikatave të mirënjohjes për kontribut të vecantë në Flotën Luftarake, Flotën detare dhe atë të peshkimit, disa detarëve vlonjatë. Më pas pjesmarrësit vizituan ekspozitën e detarisë shqiptare, e hapur për herë të parë në Vlorë, Ata u interesuan për cdo hap të zhvillimit të mjeteve, transportit detar dhe personazhet kryesore të zhvillimit.

Të përmalluar, me lot në sy detarët takoheshin dhe kujtonin punën, vështirësitë e sakrificat në lundrimet e gjata. Ndërkohë që ata shprehnin shqetësimin për zhvillimin e transportit detar dhe arësimimin e detërve të rinj në të tashmen dhe të ardhmen.

Edhe më datën 27 nëntor interesimi i detarëve, qytetarëve dhe media vlonjate ishte i pazakontë. Ditët e detarisë shqipare vazhdojnë sipas këtij programi.

Data 28 nëntor. -Ora 9.00, hapja e ekspozitës, pritja e vizitorëve, Nga grupi organizator. -ora 10.00, marrja pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosja e një kurore në emër të detarëve shqiptarë. -ora 11.00, pritja dhe shoqërimi i personaliteteve shtetërore në ekspozitë. Grupi organizator. Lëniae përshtypjeve nga VIP-at. Gjatë ditës vizita të detarëve, qytetarëve vlonjatë e të interesuarëve. Shpjegime nga grupi organizator. Ora 19.30. mbyllja e ekspozitës. Data 29 nëntor. Ora 08.00-hapja e ekzpozitës.

Pritja dhe shoqërimi i vizitorëve, biseda, intervista, foto, vlerësime. Ora 19.30, mbyllja e ekspozitës. Data 30 nëntor. Ora 09.00, mbyllja e ekspozitës, tërheqja e materialeve dhe transportimi i tyre në destinacion. Për Grupin Organizator, Kryetari i Shoqatës mbarëkombëtare Detare Shqiptare Aleksandër Gjermeni, Firma, vula, Kryetari i Shoqatës “DetariaShqiptare”dhe SHKURSH, degaVlorë, Dhionis Andoni. Firma, vula, Nëntor 2021.

Loading...