Vlorë – Drkk, nisi javën e veprimtarive kushtuar 18 Prillit, “Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike!”

Në kuadër të 18 Prillit, “Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve &Siteve Arkeologjike”, Drkk Vlore, nisi javën e veprimtarive kushtuar kësaj dite.

Sot, në Kalanë e Kaninës, me nxënësit e shkollës 9 vjeçare ” Rrapo Hasimi” të Kaninës u zhvillua një aktivitet i posaçëm ku u fol për rëndësinë e kësaj dite në shërbim të formimit dhe edukimit të nxënësve.

Aktiviteti u shoqërua edhe me veprimtari të lira, me lojna e piknik në natyrë, në mjediset tepër interessnte që ofron Kalaja e Kaninës, një nga asetet e rëndësishme me karakter historik, kulturor e turistik që menaxhon Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë.

Në fund, në emër të Institucionit të DRKK, Vlorë, ju dorëzua Drejtorit të shkollës , z. Medin Shakaj, Çertifikata “Miku i Monumentit”.

Loading...