Vlorë/ DRKK vijon punën për rikualifikimin e qendrës së qytetit

DRKK Vlorë bën me dije se po vijon puna për rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit. Ecuria e punimeve në qytetin e Vlorës mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, AADF, bashkia Vlorë dhe studioja projektuese e projektit.
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Projekti synon shndërrimin e kësaj zone në një pikë aktraktive për turistët, si dhe një mundësi më shumë zhvillimi për bizneset vendase./atsh

Loading...