Vlorë/ DRSH fushatë sensibilizuese në shkolla kundër gripit

Për të shpjeguar masat që duhet të ndërmarrin për të frenuar virozën e gripin, Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë, është duke ndërmarrë fushata sensibilizuese jo vetëm te qendrat e banuara, por edhe në shkolla.
Kabineti i Promocionit në bashkëpunim me Shërbimin e Epidemiologjisë dhe Mjekësisë Shkollore, realizoi ndërgjegjësimin e nxënësve të klasave të para të shkollave: “Ismail Qemali”, “Muço Delo”, “Drita e Dijes”.

Gjatë takimit është diskutuar rëndësia e masave parandaluese ndaj gripit duke vendosur theksin te vaksinimi, si mënyrën më të mirë për parandalimin e gripit si dhe te kryerja e vizitave kur personat hasin probleme në: Vështirësi në frymëmarrje, ngurtësim të qafës, ethe dhe skuqje e lëkurës. /atsh

Loading...