Vlorë – Dy aksidente të rënda, një person humb jetën

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë paradites së sotme në Vlorë.

Në njërin prej tyre fatkeqësisht ka pasur një të vdekur.

Aksidenti i parë këtë të martë ka ndodhur në Lungomare rreth orës 09:30 të mëngjesit.

Dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin, ku si pasojë një prej drejtuesve ka marrë plagë dhe është shoqëruar për në spital.

Një tjetër aksident ndodhi orës 11:00, në Transballkanike, pranë Gjykatës së Apelit ku një makinë tjetër ka aksidentuar një person me biçikletë.

Ku ky i fundit është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Loading...