Vlorë/ Festohet 107 vjetori i krijimit të policisë së shtetit

Me rastin e 107 vjetorit të Krijimit të policisë së Shtetit Shqiptar, në ambientet e drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë, është zhvilluar një ceremoni si në të gjithë vendin në shenjë nderimi, mirënjohjeje dhe respekti, për të gjithë Punonjësit dhe Ish-Punonjësit e policisë , të cilët kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në ndihmë të komunitetit.

Nuk kanë munguar në këtë aktivitet që përkujton 107 vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, edhe veterane, ish pjestarë ndër vite të uniformave blu, por edhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Nën Drejtori i policisë së qarkut Vlorë Artur Selimaj, e ka cilësuar një ditë shumë të rëndësishme për policinë e shtetit 13 janarin,ndërsa ka kërkuar vlerësimin maksimal për punën e punonjësve dhe ish pjestarëve të policisë së shtetit.

Vlerësime kanë ardhur në këtë ceremoni edhe nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj dhe të pranishëm të tjerë për punonjësit e policisë të rënë në krye të detyrës,ndërsa nuk kanë munguar edhe ish pjestarë të policisë së shtetit, për të cilët policia dhe mbajtja e kësaj uniforme duhet të vlerësohet maksimalisht.Në Vlorë nga viti 1990 janë 14 ish punonjës së policisë të shpallur dëshmorë të atdheut.

Loading...