Vlorë/ Finalizohet operacioni i koduar ‘Bashkëpunimi’, kapet autori i pl.agosjes me ar.më

Policia e Vlorës arrestoi një 36-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i policisë:

Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar “Bashkëpunimi”.

Operacioni, nga Sektori për Krimet ndaj Personit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Falë bashkëpunimit me qytetarët vihet në pranga 36-vjeçari i kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën, duke finalizuar me sukses operacionin “Bashkëpunimi”, për kapjen dhe ndalimit e shtetasit:

E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme

Loading...