“Kjo urë u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të Armenit, pasi i lidh ata edhe me tokat bujqësore”, thekson bashkia e Selenicës.
Sipas bashkisë, fshati Armen ka më shumë tokë bujqësore në gjithë bashkinë e Selenicës.
Po ashtu bashkia e Selenicës po vazhdon punimet për rehabilitimin e rrugëve në fshatrat e bashkisë. Ditët e fundit punimet janë përqendruar në rrugën Sevaster dhe Golimbas.
Mjetet e Bashkisë, po punojnë për shtrimin me çakëll të rrugëve të këtyre fshatrave, pasi ishin në një gjendje tejet të degraduar./atsh/
Loading...