Mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:00 është vendosur tritol në afërsi të një lokali në lagjen “28 nëntori”. Tritoli është pikasur nga vet pronar të lokalit dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Pakoja e dyshimtë ishte shumë pranë kopshtit privat, një lokali dhe pallateve, pra në zona të banuara. Policia ka rrethuar zonën dhe ka lëvizur pakon dhe tritoli nuk ka plasur.
Ende nuk dihet kush ka qenë subjekt i vendosjes së tritolit pasi pakoja është gjetur në trotuar.
Sipas policisë, grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./lajmifundit
Loading...