Vlorë – Grabitet arka e filialit të Postës Shqiptare

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës arkën e Postës Shqiptare në fshatin Brataj të Vlorës.

Dyshohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës dhe pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Loading...