Ka mbërritur disa ditë pas vdekjes, nga Italia ku gjendej për kurim pas një sëmundje të rëndë të cilën nuk e tejkaloi dot, trupi i aktorit të mirënjohur të humorit Muhamet Lika.
Ditën e sotme do të zhvillohen edhe homazhet.
Homazhet në nder të ‘Mjeshtrit të madh’ do të mbahen në orën 12.00 – 14.00 në hollin e teatrit “Petro Marko”, për të vijuar më tej ceremoninë e përcjelljes për në varrezat e qytetit.
Loading...