Një shtetas rezulton i zhdukur prej 48 orësh. Personi i zhdukur është Arjan Berberi.
Ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Lidhur me largimin e tij nga banesa është njoftuar edhe policia.
Personi rezulton të jetë i sëmurë dhe banon në pallatin Vishnjë në në rrugën “Pelivan Leskaj”, lagja “Pavarësia” Skelë Vlorë- shkruan një i afërmi i tij.
Në momentin që ka dalë nga shtëpia, Arjan Berberi ka pasur të veshur një xhup të zi dhe atlete.
Loading...