Vlorë – Identifikohet trupi i pajetë i gjetur mengjesin e sotëm

datë 11.12.2018, rreth orës 09:30, në lagjen “24 Maji” pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë (trup njeriu), ku paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit.

Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit. Po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Policia identifikon trupin e pajetë te gjetur mengjesin e sotëm në Hidrovorin e qytetit:

K. H., 62 vjeç, me origjinë nga Dukati i Vlorës

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të dyshimta.

Loading...